Publikohet AUDIO-Avokati: Provat janë falsifikuar, do merrem personalisht. Gjyqtarja: Hera e fundit, të nxjerr përjashta

Publikohet AUDIO-Avokati: Provat janë falsifikuar, do merrem personalisht. Gjyqtarja: Hera e fundit, të nxjerr përjashta

Ulian Barjami TIRANË-Avokati Arben Llangosi ka publikuar audion nga salla e gjyqit, ku pas një debati mes avokatit, prokurorit dhe gjyqtares në pranga u vendos Ulian Barjami. Barjami u vendos në pranga pas kallëzimit të prokurorit Gjergji Ceka, i cili pretendon se Barjami e ka kërcënuar dhe akuzuar për falsifikim provash. Barjami ishte avokati mbrojtës i Maksim Likës, i njohur edhe si mik i Emiljano Shullazit. Akuza ndaj Likës përfaqësohej nga prokurori Gjergji Ceka. Avokati pasi konstatoi provën me video të parashtruar në seancë, ku klienti i tij nuk shfaqej aspak duke kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, ka deklaruar gjatë seancës se provat janë të falsifikuara dhe se do të depozitojë një kallëzim kundër prokurorit.