Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pagoi 12 milionë paund për gjyqin, deputetja britanike kërkon shpjegim për të ardhurat e Princit Andrew
Një deputete britanike i ka bërë thirrje familjes mbretërore të shpjegojë se si Princi Andrew arriti të financojë marrëveshjen gjyqësore prej 12 milionë paundësh me Virginia Giuffre, e cila e kishte paditur për abuzim seksual. Rachael Maskell, përfaqësuese e zonës York Central, tha se duhet shumë transparencë dhe ndershmëri mbi pagesën e bërë në vitin 2022. Ajo prej kohësh ka kërkuar që Andrew t’i hiqet titulli i Dukës së Jorkut, për shkak të lidhjeve të tij me Jeffrey Epstein. Princi Andrew njoftoi të premten se nuk do ta përdorë më titullin, por zyrtarisht do ta mbajë, pasi ai mund të hiqet vetëm me një akt parlamentar. Virginia Giuffre, e cila u vetëvra në prill në moshën 41-vjeçare, kishte deklaruar se ishte trafikuar dhe abuzuar nga...