Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zelensky: Trump as nuk ka rënë dakord dhe as nuk ka refuzuar të na furnizojë me raketa Tomahawk
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se gjatë takimit të tij me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, udhëheqësi amerikan nuk i tha "jo" mundësisë së furnizimit të Ukrainës me raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi, por as nuk tha "po". Zelensky këto komente i bëri në një intervistë me NBC News, të regjistruar menjëherë pas takimit të tij me Trump, transmeton Telegrafi. "Është mirë që presidenti Trump nuk tha 'jo', por për sot, nuk tha 'po'", shtoi ai.Zelensky tha se shpreson të vazhdojë dialogun mbi furnizimin me raketa me rreze të gjatë veprimi. "Ne përdorim mijëra dronë me rreze të gjatë veprimi të prodhimit ukrainas për qëllime ushtarake. Por Rusia përdor jo vetëm dronë të prodhimit iranian dhe gjithashtu të prodhimit të saj, por...