Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Minatorët e Spaçit në protestë, akuzojnë “TETE Albania” për hakmarrje me largime nga puna
Foto nga protesta SPAÇ- Minatorët e Spaçit po protestojnë për kushte më të mira pune dhe për njohjen e sindikatës që ata kanë krijuar. Pas dhjetë ditësh protestë, ata akuzojnë kompaninë turke "TETE Albania" se po hakmerret me shkarkime kolektive të punëtorëve. Rreth 70 minatorë të minierës kanë bojkotuar punën dhe kërkojnë që sindikata e tyre të njihet dhe të nënshkruhet një kontratë kolektive për të garantuar të drejtat në punë. Kompania, nga ana tjetër, ka refuzuar të ulet në bisedime me përfaqësuesit e sindikatës, duke argumentuar se kjo sindikatë nuk plotëson kriteret ligjore. Minatori Dritan Lleshi u shpreh për mediat se kompania turke iu ka komunikuar vendimin e shkarkimit përmes telefonit. “Jo vetëm që nuk kanë pranuar të ulen në bisedime, por kompania turke...