‘Askush nuk është mbi ligjin’, Gjekmarkaj në mbështeje të minatorëve të Spaçit: Dënojmë indiferencën e shtetit

‘Askush nuk është mbi ligjin’, Gjekmarkaj në mbështeje të minatorëve të Spaçit: Dënojmë indiferencën e shtetit

Deputeti i partisë Demokratike për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, denoncoi sot indiferencën e autoriteteve shtetërore për grevën e urisë që kanë nisur prej ditësh minatorët e Spaçit, që kërkojnë të drejtat e tyre për kushte të sigurta pune, paga dhe respektim. Me anë të një postimi në Facebook, ligjvënësi nënvizon me një deklaratë, se është e papranueshme që sot në vitin 2025, punëtorë dhe minatorë të protestojnë dhe bëjnë ende greva “për të kërkuar të drejtat që u takojnë me ligj”. Më tej ai i bën apel shtetit dhe kompanisë që të ulen dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët me minatorët e Spaçit në Mirditë, të cilët po torturohen në të ftohtë dhe shi duke kërkuar të drejtat t tyre. “Kërkojmë që institucionet përgjegjëse...