A jemi ende të aftë për të qenë në lartësinë e dashurisë? A kemi ende forcë…

A jemi ende të aftë për të qenë në lartësinë e dashurisë? A kemi ende forcë…

Nga Simone Regazzoni A jemi ende të aftë për të qenë në lartësinë e dashurisë? A kemi ende forcë? Sot në epokën e fundit të dashurisë, të këtij pasioni të vjetër, për të cilin duket se nuk ka më kohë? Vallë, cila është e vërteta për dashurinë sot? E vërteta është se ne jemi bërë frikacakë. Të aftë për të bërë seks, lirisht, dhe për kënaqësi ia ​​mbathim nga dashuria: kemi shumë aventura të thjeshta për të shmangur aventurën e dashurisë. Sepse dashuria kërkon shumë prej nesh. Më shumë sesa vetë subjekti mund të japë. Sepse dashuria na vendos përballë murit pa rrugë shpëtimi. Dashuria kërkon gjuhë, fjalë, rrëfime, të cilat duhen përsëritur; kërkon që të shpiket një përkohshmëri tjetër që i bën ballë asaj...