Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vrasja e shqiptarit 23-vjecar në Itali, dalin detaje nga ngjarja
Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin universitar të Perugias, ku gjatë natës së kaluar 23-vjeçari shqiptar Hekuran Cumani humbi jetën pasi u godit për vdekje me thikë në parkingun pranë Fakultetit të Matematikës. Sipas raportimeve të para, i riu – me origjinë nga Fabriano – ndodhej në shoqërinë e disa miqve, të cilët pas ndalimeve në disa lokale, u drejtuan për në “110 Caffè”, një bar që ndodhet pranë kampusit universitar. Pikërisht aty, grupi i tyre është përballur me një tjetër grup të rinjsh, me sa duket banorë të Perugias dhe me origjinë të huaj. Debati mes dy grupeve është përshkallëzuar shpejt në një përleshje fizike, e cila ka vazhduar edhe jashtë lokalit, në zonën e parkingut. Gjatë konfliktit, Cumani është goditur me një plagë...