Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vranë vajzën e familjes dhe e groposën në Malin me Gropa, Gjykata e Lartë “çimenton” 50 vite burg për babë e bir
Gjykata e Lartë ka lënë të pandryshuar dënimin me 50 vite burg në total për Faik e Shkëlzen Bucin, të fajësuar për vrasjen makabre të 23-vjeçares Eglantina Buci, vajzë e familjes së tyre. E reja u qëllua me plumb nga i vëllai dhe u gropos te Mali me Gropa në vitin 2012. Në Gjykatën e Lartë babë e bir kërkuan të prishin dënimin e Apelit të Tiranës me nga 25 vjet secili për krimin. Një Kolegj Penal i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici vendosi të mos pranojë rekursin, duke lënë kështu në fuqi dënimin me një gjysmë shekulli në total për ta. Krimi i ndodhur në vitin 2012 u zbardh nga drejtësia 8 vite më vonë, në vitin 2020, pasi...