Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Amerikanët protestë ndaj politikave të Trump, tubimit i bashkohet Robert de Niro
Bota E Shtunë, 18 Tetor 2025 13:53 Miliona njerëz pritet të marshojnë me parullën “S’ka mbretër” nga Nju Jorku në San Francisko kundër politikave të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. “Presidenti beson se ka pushtet absolut. Por në Amerikë nuk kemi mbretër dhe nuk do t’i nënshtrohemi kaosit, korrupsionit dhe egërsisë”, thotë lëvizja “S’ka mbretër”. Më shumë se 2,700 tubime janë planifikuar sot në shumë qytete amerikane, përfshirë pranë pronës së Trump në Florida, ku presidenti republikan do të kalojë fundjavën. Organizatorët vlerësojnë se miliona amerikanë do të marrin pjesë në protesta. Në mesin e qershorit, kur u organizua protesta e parë e tillë, qindra njerëz morën pjesë në protestën më të madhe që kur Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë. Në të njëjtën...