Tiranë/ Shpërndanin lëndë narkotike në formë xhelatine, arrestohen 2 persona

Tiranë/ Shpërndanin lëndë narkotike në formë xhelatine, arrestohen 2 persona

Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të shtunë 2 shtetas që shpërndanin lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë xhelatine, në një lagje të rrugës “Xhanfize Keko”. Në kuadër të operacionit të koduar “STOP”, u kapën dhe u arrestuan shtetasit Denis Brakaj (Krasniqi)., 35 vjeç, dhe Elker Xibraku, 30 vjeç, të dy banues në Tiranë. Sipas raportimeve, nga kontrolli i ambientit ku u konstatuan dy shtetasit, policia gjeti dhe sekuestroi 8 pako lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë xhelatine. Më tej, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Brakaj (Krasniqi)., u gjetën dhe sekuestruan rreth 802 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, si dhe 3 armë të ftohta, thika. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.