Ora dimërore, ja kur akrepat do të kthehen 60 minuta mbrapa

Ora dimërore, ja kur akrepat do të kthehen 60 minuta mbrapa

Si çdo vit, ndryshimi nga ora verore në atë dimërore do të bëhet të dielën e fundit të tetorit. Konkretisht, në orën 04:00 të mëngjesit të së dielës, më 26 tetor, akrepat e orës do të kthehen një orë prapa, pra në orën 03:00. Ndryshimi i orës zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, në kuadër të politikës së përbashkët për kursimin e energjisë, megjithëse heqja e saj është në shqyrtim prej vitesh, por pa u marrë deri më tani një vendim përfundimtar.