Jeta private e Lamine Yamal po ndikon në karrierën e tij?

Jeta private e Lamine Yamal po ndikon në karrierën e tij?

Lamine Yamal, ylli adoleshent i Barcelonës dhe i Kombëtares së Spanjës, është kthyer në qendër të vëmendjes jo vetëm për talentin e tij të jashtëzakonshëm, por edhe për polemikat që e rrethojnë. Përplasjet mes Flick dhe De la Fuente Gjithçka nisi pas një lëndimi në ijë që Yamal e ka vuajtur prej javësh. Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, kritikoi publikisht homologun spanjoll Luis de la Fuente, duke e akuzuar se rrezikoi shëndetin e lojtarit duke e aktivizuar në ndeshjet e shtatorit për Spanjën, pavarësisht dëmtimit. Në të njëjtën kohë, te Barça ai është përdorur me kujdes, duke luajtur vetëm 5 nga 10 ndeshjet e fundit. Tensionet u rritën më tej me afrimin e “El Clásico”-s ndaj Real Madridit, ku Yamal mund të rikthehet në fushë...