Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksident në Durrës, disa të plagosur, dyshohet edhe për viktima
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës paraditen e kësaj të shtune. Te mbikalimi pranë zonës së “Plepave”, automjeti ka dalë në korsi të kundërt. Sipas asaj që raporton korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, disa persona janë plagosur, teksa dyshohet edhe për viktima. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Top Channel