Marshi i motoristëve nga Kosova në Hagë: Për drejtësi, jo për politikë!

Marshi i motoristëve nga Kosova në Hagë: Për drejtësi, jo për politikë!

Prekazi, vendi ku nisi rrugëtimi i lirisë, po bëhet edhe këtë herë pikënisja e një udhëtimi që flet me gjuhën e dinjitetit. Një karvan motoristësh është nisur nga zemra e Kosovës, me destinacion Gjykatën Speciale në Hagë, duke kaluar përmes Italisë, Zvicrës, Gjermanisë, Belgjikës e deri në Holandë. Ky marsh nuk është një shfaqje force, por një thirrje qytetare për drejtësi dhe transparencë, për një proces që duhet të jetë i lirë nga çdo ndikim politik. Simbolika e këtij karvani është e qartë: është udhëtim për kujtesë, për nderim dhe për kërkesën më themelore që mund ta bëjë një shoqëri demokratike, drejtësi të paanshme. Ne si qytetarë të Kosovës besojmë në drejtësinë ndërkombëtare, por po aq kemi të drejtë të kërkojmë që ajo të mos...