Lëviste i armatosur me armë zjarri, arrestohet 30-vjeçari në Lezhë

Lëviste i armatosur me armë zjarri, arrestohet 30-vjeçari në Lezhë

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 30-vjeçar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, ndaluan për kontroll një automjet taksi në aksin Lezhë–Shkodër, pranë rrethit të Shëngjinit. Si rezultat i kontrollit fizik ndaj një pasagjeri të dyshuar, u kap në flagrancë shtetasi G. U., 30 vjeç, banues në Shkodër, i cili ishte i armatosur me një armë zjarri tip pistoletë, së bashku me 2 krehra dhe municion luftarak. Armët dhe municioni i sekuestruar do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së...