Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Interpretimi për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetueses si Rama po përdor…
Një tronditje e fortë ka përfshirë themelet e drejtësisë shqiptare pas vendimit të beftë të Gjykatës Kushtetuese për shkurtimin e mandateve të disa prej anëtarëve të saj. Me një veprim që ekspertët e quajnë “juridikisht absurd” dhe politikisht të orkestruar, kjo gjykatë ka vendosur të ndërpresë parakohe qëndrimin në detyrë të të paktën pesë gjyqtarëve. Në qendër të furtunës janë gjyqtaret Sonila Bejtja dhe Elsa Toska, mandatet e të cilave janë prerë tre vite para afatit kushtetues. Burime brenda institucioneve të larta flasin për një “skemë të përpunuar” të Edi Ramës, e cila, sipas opozitës, synon të vendosë nën kontroll absolut organin më të rëndësishëm të drejtësisë – Gjykatën Kushtetuese. Dhe instrumenti i kësaj manovre politike, siç thuhet, është Presidenti Bajram Begaj, i cilësuar nga...