Kapet një 30-vjeçar i armatosur në Lezhë, po udhëtonte me taksi

Kapet një 30-vjeçar i armatosur në Lezhë, po udhëtonte me taksi

Një i ri është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi po udhëtonte i armatosur me armë zjarri pistoletë. Në kuadër të operacionit të koduar “Tranziti” është vënë në pranga shtetasi Gledis Ustabeqiri, 30 vjeç, banues në Shkodër, i cili akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. “Gjatë operacionit, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë rrethit të Shëngjinit, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin taksi, në të cilin dyshohej se udhëtonte si pasagjer një shtetas i armatosur. Gjatë kontrollit fizik të pasagjerit, shtetasit Gledis Ustabeqiri, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë, me dy krehra dhe municion luftarak.” – thuhet në njoftimin e Policisë. Raportohet se arma e zjarrit e sekuestruar do të dërgohet në...