Gropa e ndërtimit zbulon themelet e pallatit ngjitur – banorët në rrezik. Ja çfarë bën Bashkia Kamëz…

Gropa e ndërtimit zbulon themelet e pallatit ngjitur – banorët në rrezik. Ja çfarë bën Bashkia Kamëz…

Jemi në Paskuqan, aty ku vitet e fundit pallate e komplekse banimi kanë nisur të ndërtohen e shtohen çdo vit, duke mbirë ashtu si kërpudhat pas shiut  ndonjëherë pa asnjë plan urbanistik, e në raste të tjera duke rrezikuar pallatet ngjitur. Si në rastin që do të trajtojmë, ku një pallat që ka nisur të ndërtohet nga kompania “2N” sh.p.k., rrezikon pallatin ngjitur, pasi gropa e hapur nga kompania për ndërtimin e tij është ngjitur dhe madje ka nxjerrë në pah themelet e pallatit ekzistues. Kjo ka shtuar frikën te banorët, të cilët i janë drejtuar disa herë institucioneve për të gjetur zgjidhje, por siç shprehen ata, kanë gjetur derën e mbyllur. Ndërkohë, makineritë e rënda që kalojnë kanë shkaktuar shqetësim te banorët për sigurinë...