Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përfshihet nga flakët një hotel në Tiranë, ja çfarë u bë shkak (Detaje)
Është përfshirë nga flakët kati i parë i një hoteli mbrëmjen e sotme në rrugën “Don Bosko”, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, ku dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti elektrik në pjesën e lavanderisë. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë evakuar personat që ndodheshin brenda hotelit, si dhe shërbimet zjarrfikëse, që bënë të mundur fikjen e zjarrit. Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 20:50, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se si pasojë e një defekti elektrik në pjesën e lavanderisë, ka rënë zjarr në katin e parë të një hoteli. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë evakuar personat që ndodheshin brenda...