Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ofendoi kryetarin e Kuvendit/ PS kërkon përjashtimin me 30 ditë të Gazmend Bardhit
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kërkon nga kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, përjashtimin e deputetit Gazment Bardhi për 30 ditë nga Kuvendi. “Në seancën e datës 16 tetor 2025, gjatë zhvillimit të diskutimeve mbi çështjet e rendit të ditës, ku konkretisht po raportonin Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, deputeti Gazment Bardhi ndërhyri në mënyrë të përsëritur me tone arrogante, duke ndërprerë folësin, duke përdorur fjalë shumë të rënda fyese ndaj Kryetarit të Kuvendit, veprime këto që përbëjnë shkelje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe të etikës parlamentare. Veprimet e qëllimshme për të penguar zhvillimin normal të seancës, krijuan kaos në sallë, duke bllokuar vijimin e punimeve dhe penguar të drejtën e fjalës të deputetëve të tjerë. Kryetari i Kuvendit, në zbatim të Rregullores, mori...