Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
”Liria ka emër”/ Mijëra shqiptarë kërkojnë drejtësi nga Tirana: Liderët e UÇK-së janë burgosur pa prova
Tirana u vesh këtë të premte për orë me radhë me ngjyrat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mijëra shqiptarë nga trojet u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, në protestën për mbështetje të UÇK-së dhe ish-liderëve të saj që mbahen në qelitë e Hagës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Mes protestuesve kishte familjarë të luftëtarëve të rënë në këtë luftë, ish-luftëtarë dhe vetë djali i ish-presidentit të Kosovës, Endrit Thaçi. Ish-luftëtari i UÇK-së, Abdulla Veseli, ngriti akuza ndaj shqiptarëve që, sipas tij, kanë spiunuar dhe kanë çuar në Hagë 4 ish-komandantët e UÇK-së që sipas tij masakrat janë kryer nga serbët. Një delegacion i shqiptarëve të Preshevës që mbërriti në Tiranë në protestën në mbështetje të UÇK-së, kreu i Partisë Demokratike Shqiptare të...