Protesta për UÇK/ Ish-Presidenti Moisiu: Jemi mbledhur të mbrojmë dinjitetin tonë kombëtar!

Protesta për UÇK/ Ish-Presidenti Moisiu: Jemi mbledhur të mbrojmë dinjitetin tonë kombëtar!

 Ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu TIRANË- Ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ishte i pranishëm në protestën që po mbahet në Tiranë, në mbështetje të ish krerëvë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë. Nga sheshi "Skënderbej", Moisiu, deklaroi se ky tubim zhvillohet për të mbrojtur dinjitetin kombëtar. Ish-presidenti i cilësoi luftëtarët e UÇK-së si të drejtë dhe guximtarë. Gjatë fjalës së tij, Moisiu tha Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia bashkëkohore. “Të dashur qytetarë të Tiranës, Shqipërisë dhe Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Preshevës dhe Malit të Zi, të dashur bashkëkombës, sot jemi mbledhur këtu në zemër të Tiranës. Jemi mbledhur për të mbrojtur dinjitetin kombëtar, për të ngritur zërin...