Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Nga miqësi e fortë në heshtje të plotë, çfarë ndodhi mes Taylor Swift dhe Blake Lively?
Marrëdhëniet midis Blake Lively dhe Taylor Swift mbeten të ngrira mes betejës ligjore të aktores me regjisorin Justin Baldoni. Pavarësisht raportimeve të fundit për një ribashkim “të përmbajtur”, burime pranë dy yjeve të njohura të Hollivudit kanë zbuluar për Page Six se Blake Lively dhe Taylor Swift nuk kanë pasur asnjë komunikim që nga dimri i kaluar, kur nisi mosmarrëveshja ligjore mes Lively dhe regjisorin e filmit It Ends With Us, Justin Baldoni. Sipas të njëjtave burime, të dyja nuk kanë folur dhe as nuk janë takuar, ndërsa miqësia e tyre dikur shumë e ngushtë duket se ka përfunduar për shkak të tensioneve të krijuara nga procesi gjyqësor. Taylor dhe Blake, të cilat dikur shiheshin shpesh në publik dhe në evente së bashku, nuk janë...