Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Venezuela dislokon mijëra trupa afër kufirit kolumbian, raportohet për sulm të ri të SHBA-së
Venezuela ka dislokuar mijëra trupa afër kufirit kolumbian në përgjigje të grumbullimit ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Karaibe, ku mediat amerikane kanë raportuar për një sulm të ri ndaj një anijeje që dyshohet se po transportonte drogë. Shtetet e Bashkuara kanë dërguar disa anije ushtarake në Detin e Karaibeve dhe javët e fundit ka kryer një sërë sulmesh vdekjeprurëse ndaj anijeve. Të paktën 27 persona janë vrarë deri më tani si pasojë e sulmeve amerikane, teksa grumbullimi ushtarak ka rritur frikën në Karakas se qëllimi përfundimtar është ndryshimi i Qeverisë në Venezuelë. Venezuela ka nisur stërvitje ushtarake, përfshirë edhe dislokimin e 17 mijë trupave në shtetin Tarika, që gjendet në kufi me Kolumbinë, sipas komandantit Michell Valladares. Përderisa presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrton...