Nga vrasësit me pagesë shqiptarë, te Karteli i Escobar, lista e kërcënimeve ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci

Nga vrasësit me pagesë shqiptarë, te Karteli i Escobar, lista e kërcënimeve ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci

Gazetari i njohur italian Sigfrido Ranucci, drejtues i emisionit investigativ Report në Rai3, të cilit i hodhën në erë makinën e tij dhe të vajzës këtë të premte, prej vitesh jeton nën masa të rrepta sigurie për shkak të kërcënimeve të shumta që ka marrë nga organizata kriminale italiane dhe ndërkombëtare, shkruan A2 CNN. Ai ndodhet nën mbrojtje të plotë që nga viti 2021, kur autoritetet italiane zbuluan një plan për ta vrarë, i organizuar nga një trafikant droge me lidhje me ‘Ndranghetën dhe me kartelin kolumbian të Pablo Escobar. Ranucci ka treguar se kërcënimet ndaj tij kanë filluar shumë më herët. Që në vitin 2009, ai kishte një formë mbrojtjeje të lëvizshme, pasi familja mafioze Ercolano në Katania kishte kërkuar ta “mbante nën vëzhgim”...