Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Babai i britanikes që vdiq gjatë pushimeve në Sarande: Vajza ime vdiq në duart e një gangsteri shqiptar, banda e tij më theu brinjët
Nga Grace Macaskill, The Sun Kur George Gannon u njoftua se vajza e tij, Beccie, kishte vdekur në një tragjedi të tmerrshme gjatë pushimeve në Shqipëri, ai la gjithçka dhe mori fluturimin e parë për atje. Por kërkimi i tij për të vërtetën i ka kushtuar pothuajse gjithçka. Babai i pikëlluar ka shpenzuar rreth 90.000 sterlina duke pritur për përgjigje, martesa e tij po shkatërrohet, dhe sot ai thotë se madje është rrahur nga njerëz të lidhur me banditin që kishte organizuar udhëtimin fatal të vajzës së tij. Ai pretendon se mbeti me brinjë të thyera pasi miqtë e pronarit të kompanisë së varkave, Saimir Kushova, e sulmuan sapo doli nga një restorant – dhe e kërcënuan se do ta vrisnin nëse nuk largohej nga vendi....