Bujqësi, apo Biznes e Administratë: Ku duan të studiojnë të rinjtë e Kosovës

Bujqësi, apo Biznes e Administratë: Ku duan të studiojnë të rinjtë e Kosovës

Studentët në Kosovë po tregojnë qartë prirjet e tyre akademike: më së shumti zgjedhin fushat e Biznesit, Administratës dhe Ligjit, ndërsa më pak interesohen për Bujqësi, Pylltari e Veterinari. Fusha e studimit “Biznes, Administratë dhe Ligj” vazhdon të mbetet më e preferuara e studentëve të rinj në Kosovë. Vetëm në nivelin Bachelor, në vitin akademik 2024/2025 janë regjistruar gjithsej 4 909 studentë, që përbëjnë 29,7% të numrit të përgjithshëm të studentëve të regjistruar në universitete publike dhe kolegje private.Në anën tjetër, më pak interes është shënuar për fushën “Bujqësi, pylltari, peshkim dhe veterinari”, ku janë regjistruar vetëm 378 studentë, apo 2,3% e totalit.Një zhvillim pozitiv vërehet në fushën e Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK), ku për vitin akademik 2024/2025, meshkujt përbëjnë 62,5% të studentëve, ndërsa femrat...