Ndryshime në Policinë e Shtetit, Dhimitraq Ziu emërohet Drejtor i Sigurisë Publike

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Dhimitraq Ziu emërohet Drejtor i Sigurisë Publike

Dhimitraq Ziu është emëruar Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, pasi doli fitues në procesin e konkurrimit për këtë pozicion. Me këtë emërim, ai merr edhe gradën “Drejtues i Lartë”. Drejtues i Parë Rebani Jaupi, që ushtronte detyrën e Drejtorit të Departamentit për Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është transferuar dhe emëruar Përgjegjës i Departamentit të Formimit të Vazhdueshëm në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.