Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Konferenca e kryetarëve, Gjekmarkaj- Peleshit: Më dënoni edhe mua, se fjala ime i prish humorin Ramës
Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka deklaruar sot se parlamenti është marrë peng duke shqetësimin për funksionimin tij. Gjatë fjalës së tij nga Konferenca e Kryetarëve, Gjekmarkaj theksoi se ‘fjala e lirë dhe hapësira institucionale e opozitës po dhunohet në mënyrë të vazhdueshme, duke rrezikuar themelet e pluralizmit dhe të vetë sistemit demokratik’. Por nuk ka lënë pa përmendur edhe deklaratën e djeshme të Taulant Ballës, i cili tha se pas ndeshjes Shqipëri- Serbi, qytetarët serb thërrsinin “Sali Berisha” në formë fyese, e nënkryetari tha se ata e njohin kryedemokratin si armik të tyren dhe partiot. Më tej, demokrati bëri apel për reflektim dhe rikthim për normalitetin parlamentar, duke shtuar se është interes i përbashkët, jo vetëm i opozitës. Fjala e plotë: Zoti Kryetar, të nderuar kolegë...