Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Plani i Rritjes i BE-së/ KE fonde të reja për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, ja sa përfiton vendi ynë
Komisioni Europian ka lëshuar fonde për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut si pjesë e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Ky vendim njeh reformat e rëndësishme që partnerët kanë ndërmarrë për t’u përafruar më shumë me standardet e Bashkimit Europian. Shqipëria do të marrë disbursimin e saj të parë prej 99.3 milionë eurosh, nga të cilat 46.2 milionë euro do të derdhen drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit, ndërsa pjesa tjetër do të mbështesë projektet infrastrukturore përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF). Mali i Zi do të marrë disbursimin e tij të dytë prej 8.1 milionë eurosh, përfshirë 3.8 milionë euro që do të derdhen direkt në buxhetin e shtetit, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret për projekte infrastrukturore...