Forumi i investimeve Shqipëri-Turqi, Rama: Jemi një ishull mundësish që të shumëfishoni fitimin në pak kohë

Forumi i investimeve Shqipëri-Turqi, Rama: Jemi një ishull mundësish që të shumëfishoni fitimin në pak kohë

rama fjalim pershendetes TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një fjalim përshëndetës për forumin e investimeve Shqipëri-Turqi, që po mbahet sot në Tiranë. Kryeministri Rama, e ka quajtur Shqipërinë një ishull mundësish për investitorët e huaj, të cilët mund të shumëfishojnë fitimet në një kohë të shkurtër. Sipas Ramës, vetëm këtë vit, rreth 300 mijë turistë nga Turqia e kanë vizituar Shqipërinë, një shifër kjo e jashtëzakonshme. Rama tha se qeveria që ai drejton është e gatshmë që të dëgjojë dhe të mirëpresë çdo investim të huaj në Shqipëri, në mënyrë që ato të shndërrohen në një histori suksesi. “10 vjet më parë, me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, vumë një objektiv të thjeshtë, të dyfishonim shkëmbimet tregtare. Sot kemi shkuar përtej, nga 250 mln euro...