Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
BIRN: Gjykata Kushtetuese i llogarit mandatet nga data e përfundimit të detyrës së parardhësve
Pasi Gjykata Kushtetuese u vendos në lëvizje nga kërkesa e Presidentit të Republikës për të interpretuar mbi deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtarëve të saj, vendosi të konsiderojë si fillim të mandatit të tyre datën e përfundimit të kohës së detyrës të përcaktuar për parardhësin, çka sjell si pasojë që këtë vit, veç vakancës së Holta Zaçajt, të shpallen të lira edhe pozicionet e anëtareve Sonila Bejtja dhe Elsa Toska. Gjykata Kushtetuese njoftoi të enjten më 16 tetor vendimmarrjen lidhur me një prej çështjeve të konstatuara në kërkesën e presidentit të Republikës, Bajram Begaj, me objekt deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, duke vendosur që anëtarëve aktualë, përgjatë regjimit tranzitor, t’u përllogaritet mandati 9-vjeçar që prej datës së mbarimit të...