Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Mund të kishin vrarë këdo!”, shpërthim i fuqishëm me tritol më makinën e gazetarit italian
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në qytetin Pomezia, pranë Romës, ku makina e gazetarit të njohur italian Sigfrido Ranucci, drejtues i emisionit investigativ “Report”, dhe ajo e vajzës së tij, janë përfshirë nga flakët pas një shpërthimi, raporton TgCom24. Lajmin e ka konfirmuar vetë Ranucci përmes një postimi në rrjetet sociale. “Dy eksplozivë kanë shkatërruar automjetet e parkuara para shtëpisë sime në Campo Ascolano, në periferi të Romës. Shpërthimet ishin aq të forta sa tronditën të gjithë lagjen”, shkroi vetë gazetari. Sipas mediave italiane shpërthimet ishin aq të forta sa mund të kishin vrarë këdo që kalonte në zonë. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e karabinierisë,...