Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Haxhiu: Albin Kurti nuk do që të kthehen liderët e UÇK-së, sepse i rrezikohet pushteti
Analisti Baton Haxhiu, i ftuar mbrëmjen e sotme, 16 tetor, në emisionin “Opinion” në TV Klan, komentoi protestën e paralajmëruar për nesër në Tiranë për lirimin e krerëve të UÇK-së, që ndodhen në paraburgim në Hagë. Sipas Haxhiut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kundër kësaj proteste, pasi synon të monopolizojë çdo ngjarje me karakter kombëtar. “Kurti është kundër protestës, sepse ai do të monopolizojë çdo gjë që është kombëtare”, deklaroi Haxhiu. Duke folur për raportet mes Kurtit dhe Ramës, ai tha se midis tyre ekziston një rivalitet politik prej disa vitesh, i cili është thelluar me kalimin e kohës. “Rama dhe Kurti kanë pasur rivalitet prej pesë a gjashtë vitesh. Faji i Ramës është që e lavdëroi shumë Kurtin, duke thënë se është ylli i së...