Në Hagë ndodhet Kosova, jo Hashimi, Kadriu, Jakupi dhe Rexhepi

Në Hagë ndodhet Kosova, jo Hashimi, Kadriu, Jakupi dhe Rexhepi

Nga Skënder Minxhozi/   Ata që duan të fshihen pas gishtit, në lidhje me procesin disavjeçar që po mbahet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë të lirë ta bëjnë këtë edhe nesër kur në Tiranë do të mbahet një protestë mbarëkombëtare ndaj kësaj tragjikomedie që po luhet nga Dhomat Speciale të Kosovës. Fundja është vetëm një zgjatim i një lufte të pistë politike që e ka mbajtur në ngërç Kosovën edhe para këtij procesi. Vetëm se në këtë rast, me kalimin e viteve, ky është tashmë një konflikt politik me një faturë të kripur jo për të akuzuarit, por për të gjithë popullin e Kosovës. Madje edhe për vetë projektin e Kosovës shtet i pavarur, demokratik e multietnik. Hashim Thaçi dhe...