Ejup Maqedonci, gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College

Ejup Maqedonci, gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College

Kosova E Enjte, 16 Tetor 2025 19:37 Një arritje historike dhe një nder i jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës dhe gjithë kombin shqiptar. Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Gjeneral Ejup Maqedonci, është përfshirë në “Hall of Fame” të U.S. Army War College, duke u bërë kështu gjenerali i parë shqiptar që merr këtë vlerësim të lartë nga një prej institucioneve më prestigjioze ushtarake në botë. Ky është një nga nderimet më të mëdha që Kolegji Ushtarak i Luftës i Ushtrisë Amerikane i jep personaliteteve ndërkombëtare që kanë dhënë kontribute të shquara në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe udhëheqjes strategjike. Ceremonia zyrtare e përfshirjes në “Hall of Fame” u mbajt në Washington D.C., në prani të Gjeneralit Randy A. George, Shef i Shtabit të Ushtrisë së...