Gjekmarkaj akuzon mazhorancën: Kuvendi është marrë peng, Peleshi të sillet si kryetar, jo si ushtar

Gjekmarkaj akuzon mazhorancën: Kuvendi është marrë peng, Peleshi të sillet si kryetar, jo si ushtar

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar ashpër përmes një deklarate për shtyp lidhur me zhvillimet e fundit në Parlament, duke akuzuar mazhorancën për shkelje të rëndë të normave demokratike dhe përpjekje për të heshtur opozitën. “Ajo që po ndodh me Parlamentin e Shqipërisë është e paprecedentë dhe thellësisht shqetësuese. Kuvendi është marrë peng në mënyrë të qëllimshme, me synimin e qartë për të shmangur çdo debat të vërtetë politik,” – u shpreh Gjekmarkaj. Sipas tij, mazhoranca po sillet me institucionin si me “pronë private”, duke refuzuar interpelancat, debatet dhe çdo formë të transparencës. Ai theksoi se ngjarjet e ditës së sotme në Kuvend nuk ishin spontane, por të provokuara qëllimisht për të penguar pyetjet e opozitës ndaj përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë....