Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Fonde të reja europiane për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi , KE miraton këstin e parë
Komisioni Europian ka ndarë fonde për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut si pjesë e planit të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Pagesat bëhen në disa etapa, bazuar në reformat që këto vende kanë zbatuar për t’u përshtatur me standardet e BE-së. Shqipëria do të marrë këstin e parë prej 99.3 milionë eurosh, ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut do të marrin këstin e dytë, përkatësisht nga 8.1 dhe 16 milionë euro. Që prej nisjes së planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor, shumat totale të disbursuara arrijnë në 99.3 milionë euro për Shqipërinë, 18.3 milionë euro për Malin e Zi dhe 25 milionë euro për Maqedoninë e Veriut. Ky plan synon të nxisë përgatitjet e partnerëve drejt anëtarësimit në BE,...