Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
2 mijë euro për të fshehur aksidentin, SPAK çon në gjyq ish-shefin e Rrugores dhe dy vartësit
SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen, me protagonist ish-shefin e Policisë Rrugore, Roven Zeka dhe vartësit e tij, efektivin Edison Tabaku dhe ish-shefin e hetimit të aksidenteve Sokol Novaku, të cilët akuzohen për korrupsion, pasi kanë marrë para për të penguar zbardhjen e plotë të një aksidenti rrugor, ndodhur në Tiranë më 16 prill të këtij viti. Dosja në ngarkim të Zekës, Sokol Novakut e Edison Tabakut është depozituar në Gjykatën e Posaçme, ndërsa të pandehur janë marrë edhe Ergest Vrioni (bashkëshorti i drejtueses së mjetit që shkaktoi aksidentin) dhe Bledi Belba ndërmjetësuesi mes Vrionit dhe efektivit Tabaku për të kryer pagesën. Të pestë të pandehurit e dosjes akuzohen për “korrupsion”, ndërsa shqyrtimi paraprak i çështjes do të bëhet nga gjyqtarja Irena Gjoka. Njoftimi i...