Shkarkimi i Veliajt/ Qeveria-Kushtetueses: Nuk u paraqit në detyrë për 3 muaj për shkak të arrestit, fakt publik

Shkarkimi i Veliajt/ Qeveria-Kushtetueses: Nuk u paraqit në detyrë për 3 muaj për shkak të arrestit, fakt publik

Këshilli i Ministrave i ka dorëzuar Gjykatës Kushtetuese, parashtrimet e tij për shkarkimin e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.  “Këshilli bashkiak ka marrë vendimin nr.69, datë 23.9.2025 në rrethanat kur Kryetari i Bashkisë Tiranë ndodhet në pamundësinë fizike për t’u paraqitur në detyrë prej datës 10 shkurt 2025, për shkak të vendosjes ndaj tij të masës shtrënguese të sigurimit personal.  Pavarësisht kërkesave të përsëritura procedurale, gjykata ka lënë në fuqi masën arrest me burg për kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe nuk ka pranuar heqjen e masës, apo zëvendësimin me një masë tjetër shtrënguese që do të mundësonte paraqitjen në detyrë.  Këshilli Bashkiak Tiranë ka konstatuar se mosparaqitja në detyrë, në rrethanat e sipërcituara dhe për një periudhë më të gjatë se tre muaj, përbën shkak...