Nga murana te guri i njëjtë

Nga murana te guri i njëjtë

Nga: Mërgim Bekteshi Derisa Herakliti e shihte gurin si pjesë të rendit të pandryshueshëm të kozmosit, poetja Majlinda Sinani përçon të njëjtin varg filozofik në librin e saj të dytë, “…I njëjti gur” (Shtëpia Botuese Littera, 2025). Ky simbol i njëjtë shfaqet edhe në librin e parë, Muranë fjalësh, ku gurët përfaqësonin përvuajtjen, kujtimet dhe analogjitë historike, ndërsa në librin e dytë ata zhvillohen në një dimension më intim e meditativ mbi kohën, mungesën dhe marrëdhëniet njerëzore. Gurët, për poeten, nuk janë thjesht objekte të inorganizuara, por bartin peshën e përjetësisë dhe reflektimit shpirtëror. Në Muranë fjalësh, gurët vijnë si “muranë” që ndërtojnë kujtesën kolektive e personale, duke u bërë metaforë e barrës historike e shpirtërore. Në librin e dytë, gurët shfaqen ndryshe: si shenja...