Hotelet, në gusht shumica e turistëve të huaj qëndruan në Tiranë, më pak në Jug dhe Veri

Hotelet, në gusht shumica e turistëve të huaj qëndruan në Tiranë, më pak në Jug dhe Veri

Në pikun a verës të huajt zgjodhën kryeqytetin. Statistikat e strukturave akomoduese tregojnë se të huajt  që e vizituan Shqipërinë në muajin gusht preferuan më shumë rajonin Qendër ku bën pjesë Tirana dhe Elbasani me një shifër prej 238 mijë dhe më pak Rajonin Veri dhe atë Jug.Instituti i Statistikave konfirmoi se në muajin e 8 të vitit, strukturat akomoduese shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe net qëndrimeve, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.“Vizitorët gjithsej u rritën me 35,1%, ku ata jo-rezidentë shënuan një rritje prej 40,6% dhe rezidentë 21,6%. Net-qëndrimet gjithsej u rritën me 33,3%, ku ato jo-rezidentë u rritën me 42,6%, ndërsa ato nga rezidentët me 11,7%.  Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat...