Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Lider në bujqësi, i fundit në teknologji: Shqipëria rrezikon të mbetet pas në agri-tech
Shqipëria mbetet vendi më bujqësor në Ballkanin Perëndimor, por njëkohësisht më pak i përgatituri për tranzicionin drejt bujqësisë inteligjente. Sipas raportit “Skilling up the Western Balkans Agri-Food Sector” të Fondacionit Europian për Trajnimet (ETF), të publikuar së fundmi, bujqësia përbën 16.3% të PBB-së së vendit tonë, më e larta në rajon dhe Europë, ndërsa rreth 35% e popullsisë është e punësuar në këtë sektor. Megjithatë, ndikimi ekonomik i bujqësisë nuk po përkthehet në rritje teknologjike apo inovacion. Raporti nënvizon se Shqipëria dhe Bosnja janë vendet ku agri-tech, teknologjitë e aplikuara në bujqësi, janë më pak të zhvilluara. Ndërsa në Serbi, Maqedoninë e Veriut apo Mal të Zi po shfaqen kompani që përdorin inteligjencë artificiale, dronë dhe censorë për menaxhimin e tokës, në Shqipëri këto shembuj...