MOSKË – Një tjetër sulm masiv ndaj rrjetit energjetik ukrainas

MOSKË – Një tjetër sulm masiv ndaj rrjetit energjetik ukrainas

Bota E Enjte, 16 Tetor 2025 14:02 Rusia ka kryer një sulm të gjerë ajror ndaj infrastrukturës së gazit dhe energjisë në Ukrainë,  duke përdorur raketa hipersonike Kinzhal dhe qindra dronë. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes,  sulmet u kryen si “përgjigje ndaj sulmeve terroriste të Ukrainës kundër objektivave civile në territorin rus”. Objektivat e goditura përfshijnë ndërtesa për prodhimin e gazit në rajonet e Poltavës dhe Kharkivit,  të cilat mbështesin funksionimin e kompleksit ushtarako-industrial ukrainas. Kompania shtetërore ukrainase e energjisë,  Naftogaz,  dhe shpërndarësi privat DTEK konfirmuan dëme të mëdha në objektet e tyre. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se gjatë natës Rusia ka lëshuar 37 raketa dhe mbi 300 dronë,  përfshirë edhe disa që bartnin municione thërrmuese. Si pasojë e sulmeve,  prodhimi i gazit në...