Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
SPAK dhe BKH bastisin zyrën dhe banesën e biznesmenit Artan Dulaku
Një vendim gjykate i ka hapur rrugë SPAK-ut dhe BKH-së për të kryer kontrolle në pronat dhe bizneset e Artan Dulakut bosit të ndërtimit dhe medias. Burime bëjnë me dije se ky hetim lidhet me pronat e Ushtrisë, konkretisht me portin e Limionit në Sarandë. Operacioni është ende në vijim, ndërsa SPAK ka bindur gjykatën se kontrolli ishte i domosdoshëm për të siguruar prova mbi përfshirjen në manipulimin e kontratës për marrjen në përdorim të portit ushtarak. Ky operacion vijon, ndërsa kontrolle përfshijnë edhe disa zyrtar dhe ish zyrtar të vendit.