Berisha: PD ka besim të plotë se udhëheqja politike e Kosovës do marrë pafajësinë. Por në skenarët e errët, Edi Rama ka duart e veta të zeza

Berisha: PD ka besim të plotë se udhëheqja politike e Kosovës do marrë pafajësinë. Por në skenarët e errët, Edi Rama ka duart e veta të zeza

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike ka besim të plotë se udhëheqja politike e Kosovës do të marrë pafajësinë. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për përfshirje në “skenarët e errët” kundër drejtuesve të luftës çlirimtare, duke thënë se “Rama ka duart e veta të zeza”. Berisha kujtoi se PD ka qenë organizatore e rezolutës për njohjen e Republikës së Kosovës që në vitin 1991 dhe ka mbështetur fuqishëm si presidentin Ibrahim Rugova, ashtu edhe UÇK-në. Ai theksoi se qeveria e asaj kohe u dha strehë dhe ndihmë komandantëve të luftës për t’u aftësuar dhe përgatitur për lirinë. Më tej, Berisha e quajti rreshtimin e mazhorancës me Aleksandër Vuçiçin “tradhtinë më të madhe ndaj shqiptarëve pas asaj...