Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kina: Blerja e naftës ruse është legjitime, Trump të ndalë kërcënimet
Bota E Enjte, 16 Tetor 2025 12:52 Kina ka reaguar ndaj presionit të Shteteve të Bashkuara për të ndaluar blerjen e naftës ruse, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si të ligjshëm dhe pjesë të marrëdhënieve normale ekonomike. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Lin Jian, deklaroi se “Kina kryen bashkëpunim ekonomik, tregtar dhe energjetik normal dhe legjitim me vendet anembanë botës, përfshirë Rusinë”. Ai e përshkroi presionin amerikan si një formë kërcënimi të njëanshëm. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se kishte marrë një premtim nga kryeministri indian Narendra Modi për ndalimin e blerjes së naftës ruse nga India, pas vendosjes së tarifave ndëshkuese. “Tani duhet ta bindim Kinën të bëjë të njëjtën gjë”, shtoi ai. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi kinez e...