Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gjenocidi në Kosovë/ Berisha: Ku e gjeni forcën të shkelmoni mbi gjakun e këtyre njerëzve? Serb të ishin do votoja pro
Kreu i PD, Sali Berisha foli në Kuvend për kërkesën e opozitës për mocion me debat për gjenocidin serb në Kosovë. Berisha iu përgjigj Ballës i cili me ironi e quajti dhëndër të Serbisë, ndërsa kreu i PD akuzoi kryeministrin Rama se është shërbëtor i Aleksandër Vuçiç. Më tej, Berisha akuzoi shumicën se nuk dënon gjenocidin serb në Kosovë. Ku e gjeni këtë forcë të shkelmoni mbi gjakun e këtyre njerëzve, i pyeti Berisha socialistët. Ndërsa tha se edhe serbë po të ishin dhe gjenocidin ta kishin bërë shqiptarët, do tw votonte pro. “Gjatë periudhës 1998-1999 forcat serbe kryen rreth 100 maskara të evidentuara ndaj popullsisë së saj. Kështu u vranë rreth 1400 fëmijë. Ata që shkelin mbi gjakun, sakrificën e tyre, këtij gjenocidi të...