Do të ketë vetëm 2 gjini, PS tërhiqet nga projektligji për Barazinë Gjinore

Do të ketë vetëm 2 gjini, PS tërhiqet nga projektligji për Barazinë Gjinore

Partia Socialiste duket se ka hequr dorë nga përfshirja e gjinisë së tretë në projektligjin për Barazinë Gjinore, një çështje që ngjalli debate të shumta në opinion. Partia Socialiste ka depozituar sot pranë Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale 22 amendamente lidhur me projektligjin ‘Për Barazinë Gjinore’, draf i cili do të kalojë në Kuvend për votim më datë 30 tetor. Në këto amendamente, fraza “si dhe trajtim të barabartë pavarësisht përkatësisë gjinore” është zëvendësuar me formulimin “si dhe trajtim të barabartë mes grave dhe burrave” Kjo lëvizje vjen pas presionit të madh nga grupe të ndryshme shoqërore, që kërkonin rishikimin e qëndrimeve të partisë lidhur me këtë temë delikate. Për më tepër, pas diskutimeve të nxehta dhe kundërshtimeve nga pjesa më e madhe e publikut,...