Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Nesër protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, Rama i përgjigjet Kurtit: LVV 10 vite më parë s’njihte as himnin e Kosovës e jo më pafajësinë e Thaçit! Do e donte përjetësisht në Hagë
Pasi Levizja Vetëvendosje reagoi ndaj protestës së thirrur nga Veteranët e UÇK-së në Tiranë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, duke dhënë një përgjigje që i adresoheshin atij. Në një reagim në X, Rama shprehet “Lëvizja Vetëvendosje më paska kushtuar një çarçaf të gjatë, ku shkruan se përpara 10 vjetësh unë paskam qenë pro kurse ajo paska qenë kundër Gjykatës Speciale… Ndërkohë unë e kam denoncuar farsën ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve kurdo e kudo ka qenë rasti a nevoja, ndërsa Lëvizja dihet se sa ka lëvizur në atë drejtim. Por unë s’jam në asnjë lloj gare me Lëvizjen dhe më vjen keq që Lëvizja i ngatërron marrëdhëniet institucionale të Kosovës me Shqipërinë në çorbën e balotazheve komunale, ndërsa për qëndrimet e para 10...